Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të 2 janarit, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë të Jugut, ku një foshnjë është dërguar pa shenja jete në repartin e Emergjencës.

Sipas Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës menjëherë pas pranimit në spital, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume