Një femër është arrestuar, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.

Rasti ka ndodhur në Lipjan të premten rreth orës 11:00.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 02.01.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume