Qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe një muaj kanë mundësi të aplikojnë në Konkursin për financimin e projekteve kulturore
Ministria për Kulture dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut deri më 6 shkurt do të pranojë aplikime në Konkursin për financimi e projekteve në interesit nacional në kulture, projekte që do të nxisin zhvillimin industrial në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Përmes Konkursit do të sigurohen mjete financiare për projekte inovative nga fusha e industrisë kreative”, raportojnë nga Ministria, duke theksuar ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit kulturor.
Projekti duhet të realizohet deri më 30 nëntor të vitit 2026.
Në këtë Konkurs do të mund të aplikojnë personat fizikë dhe juridikë që aktivitetin e tyre e kanë të shtrirë në fushën e artit. Ata duhet të jenë shtetas të RMV-së.
Konkursi planifikon financimin e 35 projekteve, ashtu që disa projekte do të financohen deri 1 800 000 denarë.
Dokumentet dhe materialet e nevojshme duhet të dorëzohen në arkivin e Ministrisë për Kulture dhe Turizëm deri më 6 shkurt në ora 15:30.