Ndërmarrja e Qarkullimit Publik – NQP Shkup përmes faqes së saj në Fejsbuk njoftoi se teleferiku në Vodno sot nuk do të punojë për shkak të erës së fuqishme.

Sipas NQP-së, fuqia e erës i tejkalon kufijtë e lejuar për funksionim të pandërprerë dhe të sigurt të teleferikut.

“Shërbimet kompetente po e monitorojnë situatën në terren dhe kur të krijohen kushtet e përshtatshme të motit për funksionim, teleferiku do të vazhdojë të transportojë udhëtarë pa ndërprerje”, bëjnë të ditur nga NQP-ja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume