Valdet Xhaferi ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura në Gostivar. Pas votimit, ai ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

“Sot votuam. Votova për të ardhmen e Gostivarit. Votova për zhvillim, dinjitet dhe shpresë. Votova që Gostivari të ecë përpara, me njerëz të ndershëm dhe me vizion të qartë”, ka shkruar Xhaferi.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë gostivarasve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike:
“Të nderuar gostivaras, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës, dilni dhe votoni”, ka theksuar Xhaferi.

Procesi i votimit në Gostivar po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura, pasi në zgjedhjet e tetorit nuk u arrit censusi i nevojshëm i daljes së votuesve.

Në Gostivar ka dy kandidat shqiptar, VLEN garon me Nevzat Bejtën ndërsa AKI me Valbon Limanin./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com