VLEN është fituesi absolut i zgjedhjeve lokale, me 10 komuna të fituara, duke konfirmuar fuqishëm besimin qytetar dhe mbështetjen e gjerë që shqiptarët i dhanë ndryshimit.

Përshëndesim përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor lokal, i cili u mbyll dje me zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë. Me këtë rast, u urojmë fitoren kandidatëve nga opozita, Valbon Limani dhe Isen Shabani.

Këto zgjedhje dëshmuan qartë se shqiptarët folën me NJË ZË. Dhjetë komunat e fituara janë provë e pakontestueshme se VLEN është lokomotiva politike e shqiptarëve, forca që udhëheq, bashkon dhe sjell ndryshimin e shumëpritur në nivel lokal.

VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, për qytetarët dhe në interes të shqiptarëve kudo, duke e shndërruar këtë besim në punë konkrete dhe zhvillim real.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com