Me investim prej pothuajse 30 milionë euro realizohen aktivitete për jetë më të mirë në Negotinë, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski përmes një postimi i në ueb-faqen zyrtare.
“Projekti për ndërtimin e bashkësisë urbane 5, urban blloik 5.1 në Negotinë, paraqet intervenim të rëndësishëm infrastrukuruor që ka për qëllim krijimin e mjedisit urban, modern, funksional dhe të mirë organizuar. Me projektin parashikohet rregullim i rrugëve të reja me gjatësi të përgjithshme prej 550 metrave, si dhe ndërtim i infrastrukturës komplet komunale, që përfshin linjë ujësjellësi, atmosferike dhe fekale”, shkroi Mickoski.
Informuan se investimi arrin 29.603.854 denarë dhe është plotësisht i sigururuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhee Lidhjeve.
“Projekti ka rëndësi afatgjate për zhvillimin e Negotinës sepse kontribuon për zhvillim të barabartë urban, siguri e nevojshme dhe avancim i cilësisë së jetesës së qytetarëve, duke vendosur themele për një qytet modern dhe të qëndrueshëm. Bëhet fjalë për projekte për ndryshim të përhershëm, themele për një të ardhme të sigur”, thuhet në postim.