Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri për litër i EUROSUPER BS-95 do të jetë 70.50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72.50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 64.50 denarë.

Për 0.668 denarë lirohet mazuti M-1 dhe një kilogram do të kushtojë 32.133 denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume