Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov, ka alarmuar për ikjen masive të fuqisë punëtore nga vendi, duke theksuar se bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të punëtorëve të kualifikuar raporton Tetovasot.

Në një postim në Facebook, Trendafillov shkruan se vetëm gjatë vitit 2025, 11.384 punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune për të punuar në Kroaci, ndërsa një numër i madh i qytetarëve janë larguar edhe drejt Malit të Zi, Sllovenisë, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Sipas tij, punëdhënësit në Maqedoni kanë arritur të zëvendësojnë vetëm rreth 8.500 punëtorë, kryesisht me fuqi punëtore nga Bangladeshi, Nepali dhe India, për të cilët, siç thekson ai, ka dyshime se një pjesë nuk kanë qëndruar fare në vend.

“Punëdhënësit ankohen se nuk kanë punëtorë të kualifikuar, qeveria mendon se nuk duhet të rriten pagat, ndërsa punëtorët po largohen nga Maqedonia”, shkruan Trendafillov.

Ai paralajmëron se pa politika serioze për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës, trendi i largimit të fuqisë punëtore do të vazhdojë, duke e thelluar edhe më shumë krizën në tregun e punës.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com