Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka mohuar zërat për përplasje mes katër liderëve të koalicionit VLEN, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë më se korrekte dhe konstruktive informon Tetovasot.

Sipas Qokut, liderët e VLEN-it kanë një komunikim të shkëlqyer dhe bashkëpunim të plotë, madje kjo harmoni, sipas tij, e bën të vështirë zgjedhjen e një lideri të vetëm në rast se koalicioni shndërrohet në subjekt politik.

“Nuk ka përplasje dhe do ta them disi edhe në mënyrë ironike: në VLEN, ‘fatkeqësisht’, liderët janë shumë mirë mes vete. Ndonjëherë një përplasje ndihmon që të dalë diçka, por aktualisht komunikimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe në frymë konstruktive,” deklaroi Qoku.

Ai shtoi se pikërisht kjo marrëdhënie e mirë mes katër liderëve bën që shpesh të mos shihet si e nevojshme zgjedhja e një figure të vetme udhëheqëse, pasi të gjithë kontribuojnë në mënyrë të barabartë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com