Gjykata Themelore Penale Shkup njofton se seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, e planifikuar për nesër, është shtyrë, përcjell TV21. Shkak për shtyrjen është kërkesa e mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve, pasi avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe nevojitet angazhimi i një mbrojtësi të ri.

Sipas gjykatës, seanca e radhës do të mbahet më 26 janar. Gjyqi ndodhet në fazë të procedurës provuese dhe ishte paraparë dëgjimi i përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume