Nga LSDM akuzojnë se kushdo që merr pjesë në takimin me kryeministrin Hristijan Mickoski për shfuqizimin e qeverisë teknike, legjitimon krimin dhe korrupsionin.

Sipas LSDM-së, pjesëmarrësit në takim bëhen bashkëfajtorë në legjitimimin e korrupsionit të koalicionit VMRO-DPMNE–ZNAM, në fushatën anti-BE të qeverisë, si dhe në planin për zgjedhje të parakohshme pa kushte për zgjedhje të drejta. Ata përmendin gjithashtu planin e ashtuquajtur “emigrantë për para”.

Nga kjo parti theksojnë se LSDM mbetet në anën e qytetarëve, të integrimit evropian dhe të luftës kundër korrupsionit dhe krimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume