Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, prej -7 gradë Celsius, është regjistruar në Shkup, pranë Petrovcit, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Vijojnë Tetova, Velesi, Shtipi, Demir Kapija, Strumica dhe Berova me -6 gradë, -5 gradë në Shkup – Rripi i Zajçevit, Kumanova, Manastiri dhe Kavadari, -4 gradë në Prilep dhe Kodër të Diellit, -3 gradë në Gjevgjeli, -2 gradë në Krivë Pallankë, Vinicë, Mavrovë dhe -1 gradë në Ohër, Pretor dhe Krushevë.

Deri në orën 7 të mëngjesit, shtresa më e lartë e borës është 24 cm në Kodër të Diellit, 14 cm në Mavrovë, 13 cm në Krushevë dhe 1 cm në Tetovë dhe Gjurishtë.

Mot i sotëm do të jetë me diell, me pak deri mesatarisht vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 3 deri 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i qetë, me pak vranësira. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com