Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Penale ka caktuar tetë ditë paraburgim për një banor të Shkupit, i cili të dielën sulmoi derën hyrëse të Ambasadës së Bullgarisë në qendër të qytetit.

Sipas njoftimit të autoriteteve, më 11 janar, i dyshuari, nga urrejtja, ka dëmtuar derën hyrëse të Ambasadës, duke thyer xhamin me një gur, dhe më pas është larguar drejt një destinacioni të panjohur.

Incidenti u dokumentua përmes fotove dhe videove të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, e cila reagoi ashpër, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj misionit diplomatik të vendit. Video e incidentit tregon sulmuesin duke iu afruar ambasadës, goditjen e derës dhe largimin e menjëhershëm.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com