Të gjithë ata që sot do të shkojnë në takim me Mickoskin për shfuqizimin e qeverisë teknike, bëhen bashkëpjesëmarrës në: legjitimimin e krimit dhe korrupsionit të koalicionit të tenderëve VMRO–ZNAM, fushatën anti-BE të pushtetit për izolimin e vendit, planin për zgjedhje të parakohshme që, sipas tyre, tashmë i kanë marrë vesh pa kushte bazë që të jenë të drejta dhe demokratike, si dhe realizimin e planit “migrantë për para” më pas, vlerëson LSDM.
Të gjitha hapat që pushteti i ka ndërmarrë deri më tani, shtojnë nga partia, i kemi paralajmëruar më herët: izolim, zgjedhje, migrantë për para.
Çdokush që do të shkojë në takimin me Mickoskin nuk mund të thotë më pas se nuk ka qenë bashkëpjesëmarrës. LSDM mbetet me qytetarët, në anën e duhur. LSDM mbetet në anën e Maqedonisë, në anën e integrimit, në frontin për drejtësi dhe kundër korrupsionit dhe krimit, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com