Gripi ka marrë viktimën e parë. Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një grua 75-vjeçare, e cila kishte edhe sëmundje të tjera kronike dhe nuk ishte e vaksinuar kundër gripit sezonal.
Sipas informatave zyrtare, dy pacientë të tjerë ndodhen në gjendje kritike dhe janë të lidhur me respirator, ndërsa disa të tjerë po trajtohen me mbështetje oksigjeni. Aktualisht janë të hospitalizuar 25 pacientë, shumica prej tyre persona të moshuar.
Infektologët theksojnë se numri i kontrolleve është rritur ndjeshëm, ndërsa më të rrezikuarit nga komplikimet e gripit janë personat me sëmundje kronike që nuk janë vaksinuar.
Mgid