Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i konfirmoi emrat e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Oner Jakullovskit nga koalicioni “Maqedonia Juaj” dhe Arian Ibrahimit nga Partia Demokratike e Turqve, për kryetarë të rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendra Zhupa.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se Komisioni i obligon komisionet zgjedhore komunale të veprojnë sipas Kodit zgjedhor dhe menjëherë t’i publikojnë rezultatet përfundimtare nga votimi i mbajtur më 11 janar.

Angellço Ristov nga KSHZ-ja u përqëndrua në vendvotimin në Gostivar, ku nuk u realizua votim.

“Para se Komisioni të publikojë rezultatet përfundimtare, KSHZ-ja duhet të marrë vendim për moszbatimin e votimit në vendvotimin 0782 për Komunën e Gostivarit, me ç’rast në këtë vendvotim më 11 janar në pajtim me nenin 104, paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor, për shkak të motit të keq, nuk u zbatua votimi”, sqaroi Ristov në fillim të seancës.

Ai tha se në këtë vendvotim janë regjistruar vetëm 23 persona me të drejtë vote, ndërsa ka mundur të konstatohet se në numrin e votuesve të regjistruar, nuk ndikon – në bazë të rezultateve të arritura ndaj kandidatëve për kryetar të komunës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com