Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran–Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, njëri nga të cilët ka vdekur”, konfirmoi ajo.

Personi që ka mbetur i vdekur është Ajet Sylaj.

Njoftimi u bë nga Komuna e Drenasit, në faqen zyrtare në Facebook.

Me këtë rast, kryetari Ramiz Lladrovci, i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Humbja e një jete në rrethana kaq të rënda përbën dhimbje të thellë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë qytetarët tanë. Në këto çaste të rënda, Kryetari Lladrovci shpreh solidaritet të plotë me familjen Sylaj, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre. Qoftë i lehtë dheu për Ajet Sylajn, ndërsa familjes Sylaj i shprehim durim dhe kurajo për ta përballuar këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com