Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku partia dhe lideri do të kenë një emër që do t’i përbashkoj të gjithë ata militantë që besojnë se te formacioni i stisur VREDI, se ndryshimi është shumë afër.
Kandidatët që do të garojnë në këtë rrugëtim të gjatë në kampin vredist duket se janë Izeti dhe Bili.

Kush do ta fitoj garën, djali plëngëprishës apo inatqorri Bili mbetet të jetë si surpriza e radhës.
I hipur mbi kalë së prapthi apo për së mbari, lideri i ardhshëm vredist do kalëroj me revan në rrugëtimin e ri për t’i thënë shqiptarëve tani e tutje do keni një lider të vetëm që do ta sjell ndryshimin e vërtet në “drẓ̌avën” e Severnistani” dhe jo si ata qe deri tani ju kanë genjyer dhe stërgenjyer me broçkullat e barazisë dhe të zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Lideri i ri thonë vredistët do të jetë personalitet që nuk do mërzej zyrave të partis, por do të sjell ndryshimin e premtuar se ndryshimet kushtetuese janë çeshtje kohe dhe se emërtimi ofendues si gjuha e 20% për gjuhën shqipe do të fshihet nga kushtetuta, ku do të qëndroj vetëm gjuha shqipe.

Këto janë zotimet e vredisteve me apo pa lider te ri që prej dy vitesh që kur dolën sipërfaqe, kur janë zotuar se brenda gjashtë muajve do ta sjellim ndryshimin nese ne vijmë ne pushtet!

Dhe ja ku jemi sot, me dy apo tre tre liderë ndryshimi nuk duket në horizont.
Gjuha shqipe vazhdon të qendroj si turpi ynë i mohimit të identitetit gjuhësor dhe kombëtar ne kushtetutë, paçka se liderët e vredistë kane premtuar jo vetëm ndryshimet kushtetuese por edhe zhbërjen e 20% të turpit dhe kane dështuar.

Një lider i vetëm apo një partiçkë nuk e bën dot ndryshimin dhe reformat, ato mund t’i bëjnë së bashku të gjitha subjektet politike shqiptare nëse kanë gatishmëri dhe vullnet politik, por ato e kanë hallin te ladutëria për para dhe për një çik pushtet.
Historia e përdhosjes së identitetit kombëtar se paku në dy dekadat e fundit ka deshmuar per këtë përkufizim të hidhur mbi statusin tonë politik dhe gjuhësor në Severnistan.

Medai Shaholli

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com