SPB Tetovë po heton një incident serioz të ndodhur në Kodrën e Diellit, ku janë përfshirë punonjës të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” dhe një operator privat, raporton Tetovasot.

Sipas denoncimeve, konflikti ka shpërthyer kur rojtarët e parkut kanë tentuar të ndalojnë ratrakët e një operatori për mungesë dokumentacioni. Nga ana e parkut është denoncuar se disa persona kanë tentuar t’i godasin punonjësit me mjete mekanike, me ç’rast një rojtar ka pësuar lëndime.

Nga ana tjetër, përfaqësues i hotelit “Arena” ka pretenduar se është penguar pa bazë ligjore në ushtrimin e veprimtarisë. Është denoncuar edhe sjellje e supozuar e papërshtatshme e një zyrtari policor, për çka po vepron Kontrolli i Brendshëm. Hetimet janë në vazhdim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume