Në kuadër të kompetencave të tij ligjore, përveç aktiviteteve të tjera, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr tashmë për të katërtin vit me radhë punon në mënyrë të vazhdueshme në rregullimin e veprimtarisë së skijimit me makina ratrak jashtë qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Ushtrimi i kësaj veprimtarie është paraparë me Planin e menaxhimit të Parkut dhe duhet të zhvillohet në mënyrë rreptësisht të rregulluar, sipas rregullave të përcaktuara në planin për lëvizjen e mjeteve motorike. Për këtë qëllim, IPPK Mali Sharr, si institucion i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar një sërë vendimesh dhe aktesh që operatori – ushtrues i veprimtarisë është i detyruar t’i respektojë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në aksionin e djeshëm, personat zyrtarë të institucionit vepruan ekskluzivisht brenda kompetencave të tyre zyrtare, me qëllim kontrollin e zbatimit të ligjeve, mbrojtjen e pasurisë kombëtare të shtetit dhe vlerave natyrore të Malit Sharr. Prandaj, ngjarja e pakëndshme ndaj punonjësve të Institucionit Publik, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, përbën sulm ndaj shtetit, rendit juridik dhe ndikon drejtpërdrejt në integritetin e institucionit, si dhe të çdo punonjësi të tij.

Gjatë ngjarjes së djeshme, përveç Drejtorit të Parkut Kombëtar, Udhëheqësit të Departamentit për mbrojtjen e natyrës dhe rojtarëve të natyrës, në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm persona të angazhuar nga operatori, sigurim privat, pronari i hotelit Arena dhe rreth pesëdhjetë turistë. Një pjesë e personave të pranishëm, të angazhuar nga operatori, hynë në situata konfliktuale me punonjësit tanë, duke penguar punën e tyre si persona zyrtarë, duke cenuar dinjitetin e tyre personal dhe duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre.

Për shkak të eskalimit të situatës, një person i punësuar në institucion, në orën 09:15, nga vendi i ngjarjes, bëri thirrje për mbështetje policore në numrin 112. Theksojmë se të gjitha thirrjet në numrin 112 regjistrohen dhe ky fakt mund të konfirmohet lehtësisht.

Pas kërkesës sonë për ndihmë, nuk u ndërmorën masa ndaj kryerësve, as nuk u pengua përdorimi i mëtejshëm i mjeteve. Të pranishmit e braktisën vendin me thirrje dhe fyerje. Për shkak të seriozitetit të ngjarjes, menjëherë pas përfundimit të saj u drejtuam në Stacionin Policor në Tetovë dhe paraqitëm kallëzimin përkatës. Konsiderojmë se ligjshmëria e veprimeve në terren duhet të jetë objekt i një hetimi shtesë dhe të thelluar.

Gjatë dhënies së deklaratës në SP Tetovë, në orën 13:26, në llogarinë e IPPK Mali Sharr mbërriti një pagesë prej 300.000 denarësh nga restoranti “Arena”, me qëllim të shënuar të pagesës: “Avans për kompensim për ushtrimin e veprimtarisë me ratrak në rrugë të regjistruar”. Restoranti “Arena” nuk është operator dhe me të IPPK Mali Sharr nuk ka kontratë për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk mund ta ushtrojë veprimtarinë pasi nuk posedon licencat përkatëse për turizëm hyrës. Mjetet janë paguar pa faturë paraprake ose pa kërkesë për pagesë nga ana e institucionit dhe do të kthehen në
ditën e parë të ardhshme të punës. Për rastin është njoftuar edhe Sektori për Krim Ekonomik./Fol.mk/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com