Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur akuzë kundër një burri dhe një gruaje të cilët, si bashkëpunëtorë, kanë ndihmuar 18-vjeçarin, i cili më 9 janar të këtij viti me automobil “folksvagen pasat” përplasi një grua në Kapishtec, të largohet nga vendi.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Të pandehurit, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së një veprës penale”, e dënueshme sipas nenit 365, paragrafi 2 i Kodit Penal, më 9 janar, së bashku me paramendim, ndihmuan të arratiset Saitov Saiti (18), person i dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, dhe për mosdhënien e ndihmës një personi të lënduar në një aksident trafiku.

“Me automobil “Mercedes” me targa të Shkupit, burri dhe gruaja mbërritën në shtëpinë e të dyshuarit menjëherë pas aksidentit, e morën atë dhe babanë e tij dhe i transportuan në Republikën e Serbisë përmes vendkalimit kufitar Tabanocë. I lanë atje, pas së cilës ndihmësit u kthyen në vend rreth mesnatës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokurori publik, me akuzën, paraqiti edhe propozim për zgjatjen e masave të përcaktuara më parë nga gjykata – paraburgim për të pandehurin dhe arrest shtëpiak për të pandehurën.

I dyshuari Saitov Sait (18) për aksidentin fatal të trafikut është ende i padisponueshëm për organet e përndjekjes dhe është në kërkim nga autoritetet policore në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga PTHP Shkup. Njëkohësisht, prokuroria po ndërmerr veprime për të hetuar përgjegjësinë e mundshme edhe të personave të tjerë në këtë ngjarje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com