Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk është i befasur, por se nuk ka asgjë për të komentuar dhe ” do të presë të shoh nëse Prokuroria do të veprojë sipas informatës së arritur, njësoj siç presin të gjithë qytetarët në Maqedoni”, për pohimet e Zhan Mitrevit se ish kryeministri Zoran Zaev dhe ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë kërkuar mënyrë se si ta fitojnë pronësinë e spitalit të tij.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Zhan Mitrev, Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas hapjes së pjesës së zgjeruar të SHF “Blazhe Koneski” në Aerodrom, tha se nuk është i befasuar nga kjo, por edhe se “nuk kam asgjë për të komentuar, supozoj se duhet prokuroria të komentojë sipas informacioneve të arritura”.

“Por, kjo mua nuk më befason. Ne e dinim se çfarë lloj ndërhyrjesh mafioze po ndodhnin, veçanërisht gjatë asaj periudhe kur ishte në fuqi ajo, do të thoja, gjendje e jashtëzakonshme, kur ligji dhe Kushtetuta në Maqedoni ishin të mbisinkronizuara me dekrete me fuqinë e ligjit”, deklaroi Mickoski.

Ka, theksoi ai, shumë dëshmi që flasin për sjelljen e qeverisë gjatë asaj periudhe.

“Ju e dini, akoma ato dekrete dhe vendime ligjore të Stevo Pendarovskit në atë periudhë qëndrojnë, nuk kanë kaluar në Kuvend, duhet t’i shohim, dhe Kuvendi të deklarohet në periudhën që vijon, me këtë a ka ndoshta përgjegjësi edhe nga ana e ish presidentit, Stevo Pendarovski edhe para ligjeve edhe para Kushtetuës, sepse ekzistojnë dyshime të bazuara se një pjesë e madhe e këtyre vendimeve janë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Prandaj un do të pres të shoh nëse Prokuroria do të veprojë sipas informatave të marra, të njëjtën gjë që e presin të gjithë qytetarët në Maqedoni”, deklaroi Mickoski.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje në konferencë për shtyp paralajmëroi padi për shpifje për, siç tha, urdhërdhënësit dhe ekzekutuesin, dhe e ftoi Zhan Mitrev që të shkojë tek prokurori dhe të paraqesë një kallëzim penal.”

Zhаn Mitrev para dy ditësh në emisionin “Veçerno shou” të Bogdan Ilievski bëri një pohim se ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kërkonin mënyrë për të marrë pronësinë e spitaliz “Zhаn Mitrev”, gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohej kundër Dr. Mitre

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com