Për herë të parë Manifestimi “Flaka e janarit” u mbajt në rajonin e Karadakut, respektivisht në Komunën e Likovës, edhe atë me vendim të Drejtorisë së Flakës së janarit.

Manifestimi qëndror ” Flaka e Janarit 2026″ me të cilin nderohen martirët e kombit përmes vlerave të artit, në përvjetorin e vrasjes tinëzare të atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, këtë vit u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Mateç të Likovës.

“Flaka e Janarit, nuk është vetëm një manifestim ajo është një zjarrë kujtese që ecën nga qyteti në qytet për të mos lejuar që sakrifica të ftohet e të harrohet”, theksoi, Berat Ajdari nga SHVL-UÇK.

“Lufta e pandalshme e atyre që dhanë jeteën për liri nuk ishte e rastësishme ajo ishte pjesë e një zinxhiri të gjatë qëndrese që mbajti gjallë frymën e çlirimit për shekuj me rradhë”, shtoi Malaj.

“Heronjtë e janarit nuk na lane vetëm kujtimin e rënies së tyre porn a lan një amanet, një pyetje që do ti prijë para cdo dite tonës: Çfar kamë bër sot për Atdheun? ”, theksoi Isufi.

“Kadri Zeka dhe Vëllezërit Gërvalla ishin themeluesit e LPK dhe njëkohësisht dëshmorët e parë të saj”, shtoi Bislimi.

“Është detyrim moral e kombëtar të rennet për liri ti kujtojmë, ti ngrisim sa më lartë sepse ata janë vërtetë kontribuesit më të mëdhej që sot Kosova është shtet, ata janë kontribuesit më të mëdhenjë që na edukuan, na frymëzuan edhe neve shqiptarëve të Maqedonisë që të jemi shtet-formues”, tha mes tjerash Ahmeti.

“Faleminderit që bashkoheni me ne për të ruajtur kujtesën dhe për ta çuar përpara amanetin e brezave që sakrifikuan për të vazhduar rrugën e unitetit krenarisë dhe shpresës së shqiptarëve”, shtoi Xhemaili.

Manifestimit “Flaka e janarit” i paraprinë homazhet e bëra në varrezat e dëshmorëve dhe të rënëve për liri në qytetin e Kërçovës e për të vazhduar edhe në vendbanimet e Komunës së Likovës./RTM2/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com