Më datë 24.01.2026 në orën 14:20, zyrtarë policorë në rajonin e Gostivarit kanë privuar nga liria personat Z.S. (40) nga Shkupi dhe J.S. (36) nga fshati Balindoll i Gostivarit. Duke vepruar në bazë të një denoncimi paraprak për veprën penale “privim i kundërligjshëm nga liria”, i raportuar një ditë më parë nga I.S. (63) nga Gostivari. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume