Sot në orën 11:30 u njoftua për një aksident rrugor në fshatin Konjarë e Poshtme, rrethina e Shkupit, në të cilin një automjet udhëtarësh me targa të Shkupit i drejtuar nga një i mitur ka goditur një automjet udhëtarësh të parkuar me targa të Shkupit dhe këmbësorin I.F.

Si pasojë e aksidentit, është lënduar këmbësori i cili u dërgua në Qendrën e Urgjencës “Nëna Terezë”, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore dhe është në gjendje të rrezikshme për jetën. Është njoftuar prokurori publik kujdestar për të mitur dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume