Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me
Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, SH.T.z. Kristof Zomer, në të cilin u diskutuan
mundësitë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.
Në takim, fokus i veçantë është vënë në rritjen e shkëmbimit tregtar, nxitjen e investimeve
direkte zvicerane, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm
ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.
Ministri theksoi se, pavarësisht marrëdhënieve të mira politike dhe diplomatike midis dy
vendeve, ekzistonte potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për bashkëpunim më intensiv
ekonomik, veçanërisht në prodhim, industri, inovacione dhe ekonomi të gjelbër. Në këtë
kontekst, është theksuar rëndësia e promovimit të klimës së favorshme të biznesit në
Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë që i ofrojnë zonat zhvillimore teknologjike industriale.
Bashkëbiseduesit u përqendruan edhe në rolin e rëndësishëm të Zvicrës si një nga donatorët
më të mëdhenj dypalësh të vendit, duke mbështetur proceset reformuese, qeverisjen
demokratike, mbrojtjen e mjedisit jetësor, energjetikën, furnizimin me ujë dhe zhvillimin
ekonomik. Gjithashtu u theksua realizimi i suksesshëm i programeve zhvillimore zvicerane,
duke përfshirë edhe ato që synojnë rritjen e punësisë, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme dhe prodhimin organik bujqësor.

Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit,
vendosjen e lidhjen më të fortë institucionale dhe ekonomike, si dhe promovimin shtesë të
produkteve eksportuese maqedonase dhe potencialeve turistike në tregun zviceran.
Të dyja palët vërtetuan angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të
marrëdhënieve ekonomike dhe thellimin e partneritetit midis Republikës së Maqedonisë së
Veriut dhe Konfederatës Zvicerane.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com