Më datë 25.01.2026, në ora 22:50, në rrugën rajonale Jashincë–Tetovë, në afërsi të hyrjes për në fshatin Neproshten, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis tre automjeteve të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të drejtuara nga E.S. (25) nga Sllatina, A.I. (55) nga Dobroshti dhe A.J. (19) nga Sllatina.
Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi E.S. dhe bashkudhëtari i tij B.S. (36), të cilët për shkak të seriozitetit të plagëve janë transferuar nga Spitali Klinik i Tetovës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Lëndime të rënda ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga Dobroshti, bashkudhëtare në automjetin e dytë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy shoferët A.I. dhe A.J.
Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në koordinim me Prokurorin Publik.TS