Skandal i rëndë po ndodh në Komunën e Tetovës. Sot, më 26 janar, 370 punëtorë të Komunës së Tetovës janë lënë pa paga, në një kohë kur qytetarët po përballen me krizë të thellë ekonomike.

Ndërkohë, sipas informatave tona, pagat po ekzekutohen për militantë partiakë të Lëvizjes BESA, ndërsa punëtorët e rregullt, që mbajnë funksionimin e komunës, mbesin pa të ardhura. Ky veprim përbën diskriminim të hapur, keqmenaxhim dhe abuzim me buxhetin publik.

Veçanërisht alarmante është gjendja e rreth 70 zjarrfikësve të Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës, të cilët po ashtu janë pa paga, edhe pse çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve.

Në këtë situatë, punëtorët po zhyten në borxhe, kamata bankare dhe përmbarues, si pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë dhe papërgjegjësisë së kryetarit Bilall Kasami dhe udhëheqjes komunale.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë kërkon pagesë të menjëhershme të pagave për të gjithë punëtorët, ndaljen e çdo pagese selektive dhe transparencë të plotë mbi shpenzimin e buxhetit komunal.

Tetova nuk guxon të qeveriset me standarde partiake dhe klienteliste.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com