Barcelona e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.

Katalonasit triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj Elches, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit spanjoll.

Lamine Yamal kaloi mysafirët në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Alvaro Rodriguez barazoi shifrat në minutën e 29-të të ndeshjes.

Ferran Torres e riktheu epërsinë e katalonasve me golin e shënuar në minutën e 40-të.

Për epilogun final u përkujdes Marcus Rashford i cili realizoi në minutën e 72-të.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Real Madridi që tani ka një ndeshje më pak të luajtur. Në anën tjetër, Elche mbetet në vendin e 12-të me 24 pikë të grumb

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com