Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në stërvitjen e Al Nassr këtë mëngjes, ku morën pjesë vetëm lojtarët që nuk luajtën në ndeshjen e djeshme.

Sulmuesi portugez është i pakënaqur me mënyrën se si Saudi Public Investment Fund (PIF), që zotëron Al Nassr, po drejton klubin dhe e konsideron trajtimin e tij dhe të klubit si të padrejtë krahasuar me rivalët, veçanërisht pas lëvizjeve surprizë të Al Hilal ku transferoj sulmuesin Karim Benzema.

Për këtë arsye, Ronaldo ka protestuar dhe ka refuzuar të marrë pjesë në ndeshje si dhe në stërvitje.

Ky vendim rrit tensionet brenda klubit saudit, ndërsa mbetet e paqartë se kur dhe në çfarë mënyre ylli portugez do të rikthehet në skuadër për ndeshjet e ardhshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com