Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në Sivas të Turqisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bagdat”, teksa 28-vjeçari ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të para nga mediat lokale, aksidenti ka rezultuar vetëm me dëme materiale, pa pasoja për njerëzit e përfshirë.

Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e sulmuesit lushnjar është e mirë dhe ai nuk ka pësuar lëndime.

Megjithëse ndërhyrja e ekipeve mjekësore në vendngjarje nuk ka qenë e nevojshme, Manaj ka shkuar në spital për kontrolle të detajuara si masë paraprake, ku është konfirmuar se nuk ka asnjë problem fizik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume