Kandidati për president të FC Barcelona, Víctor Font, ka sugjeruar që Lionel Messi të mbyllë karrierën duke u përshëndetur me tifozët në fushë dhe me fanellën blaugrana pas përfundimit të Botërorit dhe sezonit në MLS në vitin 2026.

Font propozon gjithashtu që Messi të marrë titullin President Nderi, duke e bërë figurën e tij pjesë të përjetshme të klubit. Ai theksoi se Messi reflekton vlerat e Barcelonës si futbollist dhe person, ndërsa lidhja me të mund të sjellë edhe përfitime komerciale afatgjata.

Në fjalën e tij, Font kritikoi administratën aktuale dhe e përmendi Joan Laporta si pengesën kryesore për rikthimin e yllit argjentinas.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume