Tottenhami fiton, por Atletico kualifikohet në çerekfinale

Tottenham ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimit, por Atletico Madrid është kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë fitores bindëse 5:2 në ndeshjen e parë.

Londinezët triumfuan 3:2 sonte, por ishte e pamjaftueshme për të shmangur eliminimin nga gara.
Xavi Simons me dy gola dhe Kolo Muani me një ishin realizatorët e Tottenhamit.

Në anën tjetër, Julian Alvarez dhe Hancko shënuan për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone.

Kësisoj, në çerekfinale Atletico Madridi do të përballet me Barcelonën, e cila pak orë më herët e eliminoi Neëcastle Unitedin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume