Asnjë kombëtare nuk e ka të sigurt kalimin drejt finales së play-off-it dhe më pas drejt Kupës së Botës 2026.

Kështu vlerëson faqja e specializuar për statistika futbolli, Football Meets Data, e cila ka publikuar përqindjet e mundësive për skuadrat që synojnë një vend në Botëror.

Sipas këtyre projeksioneve, Kosova ka 41% gjasa për të arritur finalen e play-off-it, ndërsa mundësia për ta fituar atë dhe për t’u kualifikuar në Botëror llogaritet në 20%.

Nga ana tjetër, Shqipëria paraqitet me shanse më të ulëta. Kuqezinjtë kanë 32% mundësi për të arritur në finalen e play-off-it dhe vetëm 11% për ta fituar atë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume