Në mesin e mbi 2000 garuesve në turneun e 55-të ndërkombëtar të karatesë “Zlatni Pojas” në Çacak të Serbisë, Klubi i Karatesë Shkëndija Tetovë tregoi dominim të plotë.

Me vetëm 7 garues në përbërje, klubi arriti rezultat perfekt – 7 medalje nga 7 garues.

Ky performim i jashtëzakonshëm e renditi Shkëndijën në vendin e tretë në rang klubesh, duke lënë pas shumë ekipe me përbërje shumë më të madhe.

Rezultat që flet vetë: cilësi mbi sasi.
Shkëndija vazhdon të mbetet emër i respektuar dhe simbol i suksesit në karate.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume