“Tërë natën pa gjumë”, anëtari i stafit të kombëtares turke u drejtohet tifozëve: Ju lusim për qetësi

Është raportuar nga mediumet turke, se mbrëmë pas hedhjes së fishekzjarrëve afër hotelit ku po qëndrojnë yjet e kombëtares së Turqisë, këta të fundit nuk arritën të bëjnë “një sy gjumë”.

Andaj, duket se ata e shfrytëzuan ditën e lojës për të pushuar, para përballjes së madhe Kosovë – Turqi.

Por, as sot nuk po janë rehat. Kjo pasi tifozë të shumtë turq kanë shkuar afër hotelit, duke brohoritur për kombëtaren e tyre.

Por, një anëtar i stafit të kombëtares turke u ka kërkuar atyre qetësi, pasi po dëshirojnë te flenë.

“Pas brohoritjeve të tifozëve para hotelit, një anëtar i stafit që doli në ballkon kërkoi qetësi, duke thënë se lojtarët po flinin”, shkruan “BPT Haber” në platformën “X”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume