PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Parisienët triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Liverpoolit, shkruan Gazeta Express.

Desire Doue kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia shënoi për 2:0 që në fund ishte edhe epilogu i këtij ballafaqimi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën tjetër në “Anfield”, teksa ekipin e drejtuar nga Arne Slot e pret një punë e madhe për ta përmbysur rezultatin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume