Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili ishte dënuar në rastin “27 prilli”, sot është liruar me kusht. Informacionin për MIA e konfirmoi drejtori i Burgut të Shtipit, Dejan Zdravkov.

Çavkov ka lënë institucionin korrektues sot në mëngjes rreth orës 10:00, pasi një pjesë të dënimit me burg e vuante pikërisht në Burgun e Shtipit.

Ai ishte dënuar me 18 vite burg për terrorizëm lidhur me ngjarjet e 27 prillit 2017, kur ndodhi hyrja e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume