Nesër do të varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit.

35-vjeçari vdiq pas një aksidenti të trafikut, duke lënë të pikëlluar përgjithmonë familjarët e tij, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën nga ora 17:00 në varrezat e Lloqanit.

Ndërsa komuna e Deçanit do të organizojë mbledhje komemorative, nga ora 15:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume