Një video e publikuar nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir ka treguar momentin e ndalimit të aktivistëve të flotiljes së Gazës në portin e Ashdod.

Pamjet shfaqin aktivistët të prangosur në tokë, ndërsa oficerët e policisë i zvarrisnin dhe i mbanin nën kontroll. Në video, Ben-Gvir shihet duke ecur mes të ndaluarve me një flamur izraelit në dorë dhe duke u folur aktivistëve.

Një prej aktivistëve, i cili dëgjohej duke bërtitur “Palestina e Lirë”, u pa duke u shtyrë përtokë nga personeli i sigurisë.

Pamje të tjera të transmetuara më vonë nga parlamenti i Izrael treguan Ben-Gvir duke mbrojtur veprimet e forcave të sigurisë dhe duke kritikuar thirrjet për kërkim falje lidhur me incidentin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume