—-Kjo klasë politike pa dallim janë të pabindurit e popullit.Këta gjithmonë dëshirojnë të janë të parët, pa marrë parasysh pasojat.Këta po bëjnë fushatë për të bindur popullin që tu dorëzoj atyre shkopin e pushtetit në çdo palë të zgjedhjeve .Ajo që shohim sot është një skenar përçarjeje, një skenar mungese respekti për ditët shumë të rëndësishme për vendin . Dhe, ishte dashur apo ka qenë moti, që votuesit të mendojnë kësaj radhe më kujdes së kënd do ta votojnë …

Skënder MULLIQI

Askund të botën demokratike më dukët mua nuk mund të gjeshë kaq shumë njerëz të politikikës që ndihen superior sikur në Kosovë!Ata për muaj dhe vite po luajnë lojën e djallit, mbjellin , gënjejnë dhe në këtë menyrë po ndërtohet karriera e tyre.Çuditërishtë e sukseshme.Tashmë është bërë konkurrenca shumë e madhe.Strategjia dhe taktikat janë menduar shumë më parë.Synimet e tyre politike edhe pse të konsumuara, lidhen më atë së cili prej tyre bënë para më shumë se tjetri në kurriz të popullit.Çdo gjë të ta është vjetruar pos rrenave dhe manipulimeve që po i lansojnë përditë që janë të reja.Shumë nga ta pa e pasur takatin mendojnë se kanë të drejtë të mbajnë qëndrimin e tyre public mbi patriotizmin, duke shëndrruar nga e mira në diqka të keqe midis nesh.Këta më qëndrimet e tyre politike po bien ndesh me çdo vlerë historike të kombit tonë.E që është fakt së shumica prej tyre nuk dinë ti dallojnë vlerat nga antivlerat.Po e kthejnë Kosovën në epoken e errësirës më të errët.Nuk kanë alternativë të daljës nga kriza politike dhe nga kriza institucionale.Nuk kan mundësi sepse janë deri në fyt të mbushur më skandale të korrupcionit , krimit të organizuar , nepotizmit etj.Kjo klasë politike pa dallim janë të pabindurit e popullit.Këta gjithmonë dëshirojnë të janë të parët, pa marrë parasysh pasojat.Këta po bëjnë fushatë për të bindur popullin që tu dorëzoj atyre shkopin e pushtetit në çdo palë të zgjedhjeve .Shumë nga këta njrëz të politikës bëhën sikur kan harruar së politika është si një lum.Disa i merr me vete dhe të tjerët e hedh tutje.Brenda natës i bën njerëz të vdekur politikisht.Në Kosovë, duket se është bërë rregull në diskursin publik që sa më shumë ta përçmosh tjetrin, aq më e lehtë është të ndërtosh popullaritet politik.Ajo që shohim sot është një skenar përçarjeje, një skenar mungese respekti për ditët shumë të rëndësishme për vendin . Dhe, ishte dashur apo ka qenë moti, që votuesit të mendojnë kësaj radhe më kujdes së kënd do ta votojnë .Është e nevojshme të kujtojmë me nderim të veçantë ata që besuan dhe luftuan për idenë e pavarësisë për dekada të tëra, ata që përfunduan në qelitë e burgut, u margjinalizuan profesionalisht dhe shoqërisht për shkak të asaj ideje dhe në në vitet 90-ta, të shekullit të kaluar, në luftën tonë çlirimtare, rrezikuan dhe humbën jetën e tyre për Kosovën e lirë dhe të pavarur…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume