Njeriu i ri do të hedhë poshtë sjelljet shekullore të stilit të skllavopronarëve dhe modelet e sjelljes shoqërore, duke menduar për identitetin e tij, dhe duke jetuar të tashmen dhe të ardhmen e tij. Në thelb, bëhet fjalë për krijimin e një sistemi të ri të të kuptuarit të lirisë, lirisë së zgjedhjes dhe për rrjedhojë asaj që zgjidhet. Kushti për këtë është përgjegjësia si një plotësim i pashmangshëm historik …
Skënder MULLIQI
Gjërat kan shkuar largë,aq shumë sa e gjithë kjo krizë nuk mund të zgjidhet më me këtë lloj demokracie.Pompimi hosterik i fushtës së linçmit public po merr përmasat e epidemive mesjetare.Kjo sëmundje politike shpallet normale , histeria është virtyt dhe qrregullimi bëhët kusht për një karrierë politike.Pra, në vend që të trajtohen ose të karantinohen plangprishësit e politikës, ata shpallen normalë dhe të shëndetshëm, u jepet pushtet, para dhe pozicione, dhe bëhen përpjekje për të infektuar pjesën tjetër të të painfektuarve ose për t’i larguar ata nga jeta publike. Pra në Kosovë politikanët shkrujanë ligje , administrojnë drejtësinë sipas kutit të tyre, kontaminojnë të gjithë hapësirën publike si kastë e priveligjuar që janë, ndërsa pjesa tjetër shumicë po shfrytëzohen në pa kufi deri sa të thahën, apo të largohen përgjithmonë.Maskat e tyre gjithnjë e më shumë po bien.Janë qmenduar nga epshi politik.Po rënkojnë në valët publike me retorikë fallso në ritmin e përqarjës , urrejtes dhe qmendurisë.Nuk ka dyshim. Kjo tendosje e nervave të kombit po gatuhet qëllimisht . Ata po provokojnë , sepse janë të bindur për plotfuqishmërinë e tyre dhe dobësinë e qytetarwve. Por gabohen. Ata në mënyrë të pashmangshme do të korrin frytet e punës së tyre të ndyrë. Ata e kanë njollosur veten . Ata e kanë dënuar veten. Vala e zemërimit, urrejtjes dhe dënimit që kanë ndërtuar përfundimisht do t’i përpijë ata.Koha nuk ndalët , ajo gjithmonë sjellë diqka të re.Vendit i duhet një zgjim i ri për të përmbysur mentalitetin e vjetër politikë , duke ndërtuar mentalitetin e ri të njeriut të lirë.Njeriu i ri do të hedhë poshtë sjelljet shekullore të stilit të skllavopronarëve dhe modelet e sjelljes shoqërore, duke menduar për identitetin e tij dhe duke jetuar të tashmen dhe të ardhmen e tij. Në thelb, bëhet fjalë për krijimin e një sistemi të ri të të kuptuarit të lirisë, lirisë së zgjedhjes dhe për rrjedhojë asaj që zgjidhet. Kushti për këtë është përgjegjësia si një plotësim i pashmangshëm historik …