Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,22% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 96,04% e vendvotimeve të procesuara.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21,28%.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17,76%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,09% të votave deri më tani.

Kosova mbajti sot sërish zgjedhje – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.