Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se bazuar në rezultatet e deritashme sa deputetë do të marrin partitë politike.

Pa votat e diasporës dhe votave tjera të panumëruara, VV do të ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 dhe AAK 8 deputetë.

“Bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve për zgjedhjet parlamentare, kjo do të ishte përbërja e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka thënë ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume