Dihet së në letër ligji është i njejtë për të gjithë , por jo edhe në praktikë.Kjo ngjanë më shumë në sistemet autokratike , kur njerëzit e fuqishem në shumicën e rasteve mbeten të pa ndëshkuar .Ne demokraci është anamali shumë e madhe dhe jashtë çdo logjike , nese njerëzit e zakonshmem ndeshën më pasojat, e në anën tjetër ata të pushtetit politik, ose që kanë lidhje ose ndikim public mbeten të pa prekshem…

Skënder MULLIQI

Sipas disa raporteve thuhet se më shumë se gjysma e qytetarëve bësojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji për ndonjë veper penale apo tjetër.Ata janë të pa prekshem nga drejtësia.Shumë njerëz të politikës edhe pse u përballën më ligjin për vepra korruptive apo ndonjë veper tjetër pak prej tyre u dënuan , edhe nese po ata I liruan nga organët e drejtësisë.Kjo tregon në mos barabarësinë para ligjit për të gjithë.Shumë shpesh për këto vite u folë për Vetingu-n por që edhe sot e kësaj dite nuk kemi zbatim konkret, si një proces shumë I nevojshem që të kemi shtet ligjor dhe funksional .Njerëzit sigurishte po ndihen të zhgënjyer..Ne një vepër më të vogël ekzitojnë dallimet, e mos të flasim për vepra më të rënda.Kjo sigurishtë së nuk fletë mirë për të ardhmën e një vendi. Është më se i nevojshem Vetingu politik që përfshinë të gjithë zyrtarët e shtetit të cilët janë të involvuar në forma të ndryshme në afera korruptive .Vetingu do të ishte në interesin e madh public.Qytetarët kan menduar më të drejtë prej vitesh se të gjithë janë të barabartë para ligjit, ndërkohë që të të njejtën kohë shohin disa njerëz të fuqishem , që kalojnë nëpër institucione sikur të kalonin në hapësirat e ndonjë hoteli.Jo të gjithë janë përjashtuar nga përgjëgjesia.Kjo është shumë e thjeshtë.Shumë shpesh përgjegjëgjësia ricaktohet, shtyhet, zbutet ose humbët në një mjegull procedural nga e cila askush nuk di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.Dihet së në letër ligji është i njejtë për të gjithë , por jo edhe në praktikë.Kjo ngjanë më shumë në sistemet autokratike , kur njerëzit e fuqishem në shumicën e rasteve mbeten të pa ndëshkuar .Ne demokraci është anamali shumë e madhe dhe jashtë çdo logjike , nese njerëzit e zakonshmem ndeshën më pasojat, e në anën tjetër ata të pushtetit politik, ose që kanë lidhje ose ndikim public mbeten të pa prekshem.Poblemi nuk është kur një njeri I politikës bën një gabim, se të gjithë jemi njerëz, por problemi është kur shoqëria nuk beson më se sistemi do të reagojë ndaj atij gabimi në të njejtën mënyrë sikur të ishte nga dikush pa pozicion, pa parti dhe që nuk e mbron askush.Asnjë vend nuk mund të funksionojë pa besim në planin afatgjatë.Kjo është kur pushteti shihet si privilegj e rrallë si përgjëgjës.Kur njerëzit kategorizohen para ligjit, që për dikend bëhët mburojë , duke i dhënë gjithmonë një mundësi tjetër dhe një rrugëdalje tjetër , nuk mund të thëmi së kemi të bëjmë më shtet ligjor.Ligji nuk është një rregull i zakonshëm, por një sistem përvojash të ndryshme.Shteti natyrishtë së nuk e humb autoritetin më një rast, por e humb atëherë kur kjo bëhët dukuri.Nuk është aspak në rregull , kur rezultati varët nga mbiemri, pozicioni ose përkatësia politike e dikujt.Ky është momenti kur ligji pushon së qeni simbol i barazisë dhe bëhet simbol i ndryshimit.Çështja e vërtetë nuk ka të bëjë vetëm me një njeri ,por ka të bëjë me një shoqëri…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume