Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk kishin për çka dhe për kë të votojnë! Qytetari nuk del të votojë kot, dëshiron alternativë të re dhe të qartë zhvillimore për vendin, e jo përseritje të së njëjtës lojë të pandershme politike!
Shkruan: Florim Zeqa
Abstenimi në zgjedhje, shuplakë ndaj kësaj klase politike
Qytetarët janë lodhur nga ata që e përdorin shtetin për interesat e tyre personale, grupore apo partiake. Pesë palë zgjedhje në 16 muaj janë dëshmi e papërgjegjshmërisë politike dhe shtetërore të liderëve partiakë.
Bojkoti dhe abstenimi i zgjedhjeve nga qytetarët është thirrje e fuqishme për ndryshim, është ndëshkim ndaj partive politike dhe politikanëve të papërgjegjshëm kosov®arë.
U bojkotuan zgjedhjet për faktin se qytetarët e duan më shumë shtetin sesa politikanët, të cilat po vazhdojnë me avazin e vjetër të kapjes së institucioneve shtetërore!
Bojkoti apo abstenimi në zgjedhje është shuplakë e fortë ndaj kësaj klase politike e cila i ka shkëputur lidhjet me votuesit, për të cilët i bie ndërmend vetëm në pragë të zgjedhjeve!
Unë Presidente o s’ka qeveri për Kosovën!
Kjo është thirrja më e çmendur dhe më e tmerrshme që kam dëgjuar në këto vitet e paspavërësisë së Kosovës, që ndryshe i bie sikurse zënja e banesave dhe pronave publike pas lufte, “Kjo është e ima, mos e prek…!”
Kërcënimi i Vjosa Osmani-Sadriu pas përfundimit të zgjedhjve, duke vazhduar në stilin e saj të vetëkënaqësisë për 2-3 mijë vota që ia shtoj LDK-së për vendin e tretë, e ekzaltuar deklaroj :“̈ ̈ ̈ ”!
Ish presidentja Vjosa Osmani, tani deputete e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës si bartëse e listës së LDK-së, pas fitores bindëse të Albin Kurtit, menjëherë filloj me sitilin e saj arrogant duke i vënë kushte fituesit të zgjedhjeve nga pozicioni i partisë së tretë në vend!
Pesha e saj (e vogël) politike jo vetëm që nuk është garanci stabiliteti politik, nuk i jepë asaj komoditetin as të mendoj për postin e presidentes e lërë më të zgjidhet për herën e dytë!
Fjalori arrogant i Vjosa Osmanit se Vetëvendosja ‘s’ka asnjë arsye ta refuzojë’ emrin e saj për presidente, do të reflektojë negativisht në arritjen e një marrëveshje politike mes LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje të mundshme!
T’i vëshë kushte partisë pothuajse fituese absolute e zgjedhjeve me 17 % të votave si subjekt politik dhe me peshë të vogël personale, duket çmenduri politike e Vjosa Osmanit!
Një personalitet si Vjosa Osmani e cila nuk paraqet unitet politik në partinë e saj, si do të krijojë unitet mes forcave politike në vend!?
Edhe përkundër entuziazmit të madh për ngritjen e lehtë, LDK-ja mbetet sërish e treta dhe me një distancë të madhe prej mbi 25% nga Vetëvendosja!
Me këtë entuziazëm, Abdixhiku këtë rezultat që e mbanë partinë në pozicionin e tretë, po e kthen në një festë për të forcuar pozicionin e tij brenda partisë, pasi në realitet nuk bëhet fjalë për rikthimin e madh të LDK-së, pasi ajo mbetet sërish në vendin e tretë!
Me këtë rezultat, LDK përveq kapjes nga grupet e interesit, tani është edhe e ngulfatur nga nepotizmi i binomit Lumiri-Vjosa, të cilët nuk kanë gjë të përbashkët me filozofinë politike rugoviane, e aq më pak me interesin e shtetit!
Vendi i tretë, i idhët për LDK-në, i lumtur për binomin fatkeq Lumiri-Vjosa!
Batuta zgjedhore “13-18”, “18-13…”!
Përkthyer ndryshe i bie vendnumërim për LDK-në!
Republika e Kosovës nuk është pronë private, presidenca nuk është monarki që trashëgohet nga askush. Kosova ka qenë më mirë para ardhjes së Vjosës presidente, sikurse LDK pa Lumirin në krye të saj!
Për fund, një thirrje publike për Vjosa Osmanin
Motermira Vjosë, para Teje i kemi pasur edhe pesë President, por, asnjëri prej tyre nuk ka rënë në këtë deregje, për ta kërkuar edhe mandatin e dytë!
Lirohu nga egoja për pushtet për hirë të dinjitetit njerëzor dhe imazhit pozitiv që kishe tek qytetarët e Kosovës!
Tërheqja nga ambicia për mandatin e dytë presidencial do t’ua shtojë mbështetjen dhe respektin e qytetarëve.
Në të kundërtën, sëmundja (egoja) e juaj nuk do të gjejë shërim nga Albin Kurti dhe as nga opozita e përçarë!
Egoja dhe urrejtja e rrënojnë çdo personalitet!