Çdo qeveri, të gjitha llojet e presioneve autoritare ose lëvizjeve regresive që kërcënojnë lirinë, të drejtat e njeriut dhe barazinë, duhet të përballen me rezistencën e të gjithë ne që vlerësojmë dhe duam të ruajmë një rend shoqëror të lirë, gjithëpërfshirës dhe të drejtë.Askush prej nesh nuk duhet të mbetet pasiv përballë kërcënimeve që mund të kërcënojnë themelet e lirisë të fituar më shumë gjak…
Skënder MULLIQI
Nëse mendojmë se jetojmë në një shoqëri të rregulltë ku zbatohen rregulla të barabarta për të gjithë, ku mund të jetosh me punën tënde, në një mjedis të shëndetshëm, do të duhet të kuptojmë se kemi një grup kleptoman kundër nesh pa ideologji apo program, përveç vjedhjes së të mirave publike.Është koha të vendosim interesin public para atij privat.Këtë mund të bëjnë qytetarët, që mos të këtë vend në shoqërinë tonë për njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar.Pa përfshirjën në jetën politike të qytetarëve nuk është e mundur të intensifikohet lufta kunder këtyre oktopodëve progresiv .Është e nevojshme që gjithë energjia jonë të artikulohet për ndryshime përmabajtësire shoqërore , edhe ndryshime të mëdha politike, kur dihet së në çfarë krizash është futur vendi.Shumë nga kjo elitë politike duket së nuk do të bjerë dakord për ndryshime pozitive nëse ne nuk e detyrojmë. Është mjaft e qartë se pikëpamje të tilla ndahen nga shumë njerëz që normalisht votojnë për parti që në praktikë zbatojnë modalitete kontraktuale krejtësisht të kundërta.Sigurisht, është thelbësore që qytetarët të ndryshojnë sjelljen e tyre, për funksionim të duhur të shtetit ligjor.Duhet të ndalohet prodhimi I pa përgjegjshmërisë,dhe mungesa vlerave të kësaj shoqërie .Të bashkohemi dhe të tregojmë solidaritet, sepse përballemi me sfida që kërkojnë një qasje serioze. Mos të lejojmë që të kërcënohen vlerat themelore të demokracisë. Nëse vërtetë besojmë në parimet demokratike dhe nëse duam të jetojmë në një botë të hapur, të lirë dhe që garanton liri dhe të drejta për të gjithë, atëherë është përgjegjësia jonë të kundërshtojmë çdo përpjekje për të kërcënuar këto vlera.Demokracia nuk është diçka që na është dhënë përgjithmonë, është rezultat i angazhimit, luftës dhe mbrojtjes së vazhdueshme kundër tendencave negative. Çdo qeveri, të gjitha llojet e presioneve autoritare ose lëvizjeve regresive që kërcënojnë lirinë, të drejtat e njeriut dhe barazinë, duhet të përballen me rezistencën e të gjithëve ne që vlerësojmë dhe duam të ruajmë një rend shoqëror të lirë, gjithëpërfshirës dhe të drejtë.Askush prej nesh nuk duhet të mbetet pasiv përballë kërcënimeve që mund të kërcënojnë themelet e lirisë të fituar më shumë gjak.Në Kuvend, pamë krizë të thellë të institucioneve për shumë kohë .Parlamenti, i cili duhet të jetë qendra e debatit demokratik , është shndërruar në një skenë konflikti të partive politike për grabitje të pushtetit. Ngjarje të tilla janë rezultat i një sistemi në të cilin institucionet nuk i shërbejnë shumë popullit, por interesave partiake. Ndryshimet janë rezultat i strategjisë, punës dhe një vizioni të qartë.Ndryshimi mund të vjen nga njerëzit që kan ide, energji dhe gatishmëri për të marrë rreziqe për të ardhmen . Ndryshimet vijnë nga njerëzit, jo nga njerëzit e caktuar të politikës që shpesh përpiqen të ruajnë status quo-në.Kur njerëzit e kuptojnë se janë motori i ndryshimit, asgjë nuk mund t’i ndalë…