Medai Shaholli

Siç po merret vesh nga media të ndryshme se nga sot emri i sheshit Iliria në Tetovë, do të riquhet Maršal Tito, “ndryshim” i madh ky që erdhi me vredistët dhe me miratimin e kryekomunarit dhe titistit të ri Bilal Kasami.

Premtimet e Bilal Kasamit se do t’i riemërtonte emrat e shkollave dhe rrugëve që mbajnë emra të komunizmit jugosllav ishin vetëm broçkulla për efekt elektoral para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

Kësisoj, sa herë që i duhen votat e tetovarëve Bilal Kasami sajon kauza të rreme me taban kombëtar për t’i mbledhur votat e qytetarëve shqiptarë të Tetovës.

Emrat e rrugëve kryesore të Tetovës dhe të shkollave të vendosura me dhunë gjatë sistemit titist jugosllav, nuk janë problem për kryetarin e komunës Bilal Kasami, pasi ai është bërë garant para komitëve të këshillit komunal dhe para titistëve te rinj të Filipçes se nuk do ndërrohet emri i asnjë shkolle apo rruge pa miratimin e tyre.

Ky qëndrim prej hyzmeqari do të thotë se kuislingu Kasami, i ka shitur interesat kombëtare me mosndryshimin e emrave të shkollave dhe të rrugëve të imponuar të komunës së Tetovës, qysh kur u zgjodh ne krye të komunës me marrëvshjen e fshehtë mes tij dhe komitëve, për t’i mbajtur këto emra të urryer të komunizmit jugosllav pa vullnetin dhe dëshirën e shumicës shqiptare.

Ato emra i kujtojnë shqiptarëve tmerrin e masakrës në Monopolin e Tetovës nga ana e udheheqjes komuniste serbo-maqedone gjatë LDB, me te cilën nuk i bëjnë nder tetovarëve, përkundrazi janë fantazma të së kaluarës që nuk e kanë vendin ne rrugët dhe sheshet e Tetovës por në honin e historisë.

Ndaj, tetovarët nuk kanë çfarë presin më që emri i qoftë largut druže Tito, të kacavirret si merimangë në sheshin Iliria, por të dalin dhe ta mbushin sheshin Iliria duke kundershtuar me forcë se ky shesh nuk i bënë nder tetovarëve me emra të dalë boje si ata që i vranë dhe i masakruan tetovarët në të kaluarën, por është vullnet i shumicës që respekton dhe ndihet krenar ta mbajë me nder emrin e lashtë Iliria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume