Parada Shqiptare e organizuar nga organizata Albanian Roots është një nga ngjarjet më të mëdha të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.
E mbajtur çdo vit, ajo mbledh mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe trevat e tjera shqiptare për të festuar kulturën, traditat dhe identitetin kombëtar.
Parada po mbahet në New York, ku mijëra shqiptarë janë mbledhur nën ngjyrat kuqezi për të festuar trashëgiminë dhe krenarinë e tyre kombëtare.
Pjesëmarrësit parakalojnë me flamuj kuqezi, veshje tradicionale dhe muzikë folklorike shqiptare, duke e kthyer zemrën e New Yorkut në një festë të madhe kombëtare.


